VLORE, 6 tetor 2013– Policia e Vlorës ka sekuestruar një gomone dhjetë metra të gjatë, e cila dyshohet se përdorej për transportimin e drogës drejt brigjeve italiane.
Operacioni i policisë së Vlorës është zhvilluar gjatë orëve të natës dhe në të ka marrë pjesë policia kufitare dhe reparti special kundër trafiqeve, “Delta Force”.
Mëngjesin e së dielës, gjetin mjetin lundrues në grykëderdhje të lumit Vjosë, ndërsa pronarët e gomones kanë arritur ti shpëtojnë policisë.
Operacioni po vijon për identifikimin dhe kapjen e personave që kishin në pronësi mjetin lundrues.





