HONDURAS– Autoritetet në Honduras kanë sekuestruar një armë automatike të tipit Kallashnikov, i tëri në ar, i zbukuruar me gurë të çmuar dhe me karikatorë prej argjendi.
Sipas policisë, arma mendohet të ketë një vlerë prej rreth 50 mijë dollarë dhe besohet se i përket një bosi të drogës.
Në aksionin e ndërmarrë policia gjeti edhe mbi 30 armë të tjera, mes të cilave automatikë, granatahedhës, pajisje për vëzhgim gjatë natës, bajoneta dhe qindra municione.
Policia gjeti gjithashtu jelekë ant-plumb dhe 11 makina, si dhe arrestoi dy roje sigurie në ndërtesën e bastisur, një fermë rreth 300 kilometra nga kryeqyteti Teguçigalpa.
Autoritetet lokale thanë se arma e larë në ar ka një emër të gdhendur që lidhet me organizatën kriminale Malverde, që dyshohet se është e lidhur me kartelin meksikan Los Zetas.
Hondurasi ka kuotën më të lartë të vrasjeve në botë, me 92 raste për 100 mijë banorë të verifikuara në vitin 2011, sipas OKB-së.