Policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 persona dhe ka proceduar 1 tjetër. Nga operacionit është sekuestruar një armë zjarri me krehër me fishekë dhe doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Në pranga ka rënë 47-vjeçari Mark Marku, banues në fshatin Torovicë, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit automatik dhe një krehër me fishekë.

Gjithashtu është arrestuar dhe 35-vjeçari Ded Deda, banues në fshatin Sukagji, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Deda ishte shpallur në kërkim policor, pasi dyshohet si autor i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në zonën e Kashnjetit në Lezhë.

Ndërkohë është proceduar dhe 20-vjeçari Kledian Hasa, pasi gjatë një kontrolli fizik të ushtruar ndaj tij, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.