Një sasi mbi gjysmë ton kanabis është sekuestruar nga policia në zonën e “Bishtit të Zhurit” në Rrogozhinë.

Gjatë aksionit nga Policia e Kavajës është bllokuar dhe sekuestruar ekzaktësisht 562 kg lëndë narkotike në një automjet.

Në pranga ra 35-vjeçari me iniciale S.B. nga fshati Frakull e Madhe e Fierit, i cili po transportonte drogën me makinë.

Ndërkohë, hetimet janë duke u zhvilluar dhe nuk bëhen me dije informacione të tjera.