Është sekuestruar sot, në grykëderdhjen e Semanit, një gomone e cila mendohet se ka ardhur nga Italia.
Sipas policisë, mjeti lundrues gomone 9 m i gjatë me dy motorra 225hp, dyshohet se do të ngarkohej me lëndë narkotike e do të rinisej më pas drejt Italisë.
Në pranga deri tani kanë përfunduar 2 persona, A. Dhrami, 49 vjeç dhe A. Jaho 50 vjeç, me banim në Vlorë. Personat janë shoqëruar në Triport dhe po intervistohen.
Policia sqaron se nuk kanë asnjë lloj dokumentacioni per mjetin lundrues.
Po bashkëpunohet me Drejtorinë e Policisë së Fierit për krehjen e zonës pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohet se këta shtetas kanë ardhur për të marrë lendë narkotike.