Foto ilustruese
Sekuestrohet një “Porsche” në Durrës pasi rezultonte i vjedhur në Zvicër, ndërsa policia shpalli në kërkim shtetasin A. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti në pronësi të tij ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Zvicra, si mjet i vjedhur.
Në vijim të veprimeve, u bë e mundur lokalizimi dhe sekuestrimi i automjetit tip “Porsche”, i cili ishte në përdorim nga shtetasi G. L..





