Strukturat doganore kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme valute të padeklaruar.
Në një automjet të ardhur me tragetin e Barit në Durrës, janë zbuluar një sasi e konsiderueshme valute (euro).
“DurrësLajm” mëson se mjeti është përzgjedhur nga sistemi me risk dhe është kapur nga skanimi më pas që kishte para të fshehura.
Pas konstatimit nga Dogana, është njoftuar Policia për hetime të mëtejshme.
Pritet që në vijim të mësohen detaje të tjera.





