Policia ka sekustruar një sasi të madhe droge në qarkun e Vlorës, e cila është gjetur në zonën e Novoselës.

Nuk ka ende informacione konkrete për këtë aksion.

Raportohet se kanë qenë banorët e zonës të cilët konstatuan thasët me kanabis dhe më pas njoftuan policinë.

Ndërkohë, nga policia nuk ka asnjë njoftim zyrtar për këtë sasi droge që është kapur.