8 qershor 2015 – Jo vetëm me bllokim parash, por dhe me arrestime u shoqërua operacioni i sotëm kundër pasurisë së Francesko Beketit, pronari i Tv Agon Channel. Më herët, u njoftua arrestimi i juristes së kompanisë, Erjona Troplini e më pas edhe drejtoreshës së një banke të nivelit të dytë, Pranvera Gjika, e akuzuar për bashkëpunim në pastrimin e parave. Ndërkohë, një urdhër-arresti është lëshuar dhe për vetë biznesmenin italian, i cili nuk ndodhet në Shqipëri aktualisht. Ai njihet në vendin tonë me hapjen e Tv Agon Çannel, programet e të cilët transmetohen dhe në Itali, si dhe për ndërtimin e një hidrocentrali. Beketi dhe bashkëpunëtorët e tij akuzohen se i kanë fshehur shtetit shqiptar të ardhurat, duke mos arkëtuar qindra mijëra euro. Pasi u bllokuan disa llogari bankare, edhe televizionit i është vënë dryni.

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”