Asnjëri nga këta, nuk mund tё ringrejë Partinë Demokratike. “Buka qё thyhet, nuk mund tё ngjitet” thotë populli. Ajo, nuk mund të ngjitet me “brumin” Basha, që është “thartuar” në harkun kohor të katër viteve nga “lloçkavitjet” shumёpёrdorimëshe që nuk ka “ngjitur” në fitore, por vetëm është “shqitur” me humbje. Nuk mund tё “ngjitet” as me “brumin” e para shumё viteve, Selamin, dikur tё “pjekur”, por tashmë tё “djegur”! Tё dy këta, pretendojnë të udhëheqin këtë Parti qё dikur ngjalli shpresa, por tashmë, në rrugën e saj të gjatë, jo vetëm që e ka humbur busullën e saj drejt konsolidimit tё demokracisё, por paraqitet njё parti e çoroditur, e lodhur, e sfilitur e leqendisur. Mbi të gjitha, kjo Parti, e ka humbur besimin nё popull, sepse nuk realizoi misionin e saj pёr tё cilёn u krijua si partia e parё opozitare, si partia qё nё fillimet e saj ngjalli shpresa e besim e mё pas zhgënjim e pesimizëm.

Partia Demokratike, shumё shpejt devijoi nga rruga e saj dhe u kthye nё njё parti klanore, nё njё parti tё interesave tё ngushta tё disave. Nё vend qё ajo tё fuste nё gjirin e saj, njerёz me vizione tё reja pёr tё ardhmen, u bё “strehё” e intrigantëve, inatçorëve, kompromisaxhinjve, karrieristëve etj. Njerёz tё tillё e devijuan misionin e madh qё kishte marrё pёrsipёr partia dhe e “kanalizuan” atё pёr interesat e ngushta tё klaneve tё caktuara apo njerёzve tё vecantё. Kjo Parti, apo mё mirё tё themi krerёt e saj, jo vetёm qё nuk u shkёputёn nga e kaluara e tyre, por vazhduan tё ecin nё po ato rrugё e tё zbatojnё po ato metoda tё diktaturёs komuniste.

Metodat dhe praktikat e tyre komuniste i zbatonin me fanatizёm e besnikёri nё praktikё, pavarёsisht nё pamje sikur luftonin “fantazmёn” komuniste, duke e paraqitur atё si rrezikun kryesor qё bёhej pengesё nё mbarёvajtjen e proceseve demokratike. Kjo mёnyrё drejtimi e partisё, bёri qё vetё anëtarёt e kёsaj partie, tё zhgёnjehen e tё humbasin besimin tek kjo forcё politike. Ёshtё shumё pak emri “Demokratike” i kёsaj Partie qё tashmё tё ringjall besimin e humbur nga elektorati i gjerё pёr njё demokraci tё vёrtetё. Nё kёtё kuptim, “Buka” Parti Demokratike ёshtё thyer dhe çdo pёrpjekje pёr ngjitjen e saj e ringjalljen e besimit tё dikurshёm, ёshtё e kotё. Po t’i hedhim njё sy rrugёs sё saj, nё çdo betejë elektorale, do tё shohim se edhe ato “beteja” qё gjoja i ka fituar, nuk i ka fituar duke qenë i bindur elektorati nё programin e saj, por i ka fituar me “krahmarrje” e rrugё tё “tёrthorta” me lloj-lloj pisllёqesh e mbi tё gjitha, me atё tё blerjes sё votёs. Ёshtё kjo Parti, apo janë krerёt e saj iniciatorёt e parё tё vjedhjes sё votёs, pёr tё marrё me çdo kusht pushtetin.

Vjedhja e votёs e shitblerja e saj, u shpik pikёrisht nga juve e nga “ish-i” juaj Kryetar! Filloi kjo farsё e keqe qysh nё vitin 1996 e vazhdon akoma edhe sot. Vjedhja e votёs, tashmё ёshtё njё “epidemi” qё jo vetёm nuk po shёrohet, por sa vjen e po “mahiset”. Kjo ёshtё e vёrteta. Jo vetёm Partia Demokratike, por tё gjitha Partitё, jo tё gjitha shpresat i kanё tek ajo qё elektorati i tyre, ёshtё i bindur nё programin e tyre. Ёshtё po kaq e vёrtetё edhe ajo qё nuk janё pa shpresa edhe tek manipulimet pёr atё qё Basha u ngujua nё “grevё urie” nё çadёr, pёr votёn e lirё e tё ndershme! A ka ndodhur ndonjёherё qё njё forcё politike, tё denoncojё vjedhjen e votёs nga anëtarët e saj? Asnjёherё deri mё sot, por edhe nё tё ardhmen, nuk do tё ndodhё ndonjё gjё e tillё! Ёshtё bёrё e modёs tashmё qё fituesit, edhe duke e ditur qё kanё fituar me vjedhje e manipulime, do tё mburren e do ta quajnё votimin “njё proces korrekt e tё ndershёm”! Nё tё kundёrt, humbёsi, edhe sikur tё jetё plotёsisht i bindur qё ka humbur me meritё, ёshtё e pamundur tё pranojё rezultatin, dhe si justifikim pёr humbjen do tё nxjerri “vjedhjen dhe manipulimin e votёs nga kundёrshtari politik”! Kjo, ёshtё ana e pёrgjithshme.

Tё vijmё tani, tek e veçanta, te Basha dhe Selami, tё cilёt pretendojnё tё udhёheqin kёtё parti “gёrdallё” qё i kanё rёnё “patkonjtë”! Askush nuk mund tё imagjinojё se si Basha, mund tё ngjallë besim tek elektorati. Basha, “profesionin” e tij, ka humbjen. Edhe “betejat” vendore, edhe ato qendrore, tё gjitha i ka humbur. Sot, ёshtё i vetёngrirё. More byrazer, e thёnё mё thjesht, ti nuk je pёr kёtё punё. Duke mos qenё pёr kёtё punё, pёrse kёrkon t’i imponohesh me zor qytetarёve qё ata tё tё japin atё qё nuk tё takon? A nuk do tё ishte mё mirё tё shkonit magazinier nё ndonjё magazinё mollёsh apo qepёsh sa mё larg, si nё Devoll apo gjetkё? Kryetar Partie, Kryeministёr apo çfarëdo tjetёr, bёhet more Bashё, jo duke u çirrur “Unё do tё jem Kryeministri i ardhshёm” por duke ulur kokёn e duke punuar me “kёmbё nё tokё”, me mendje tё kthjellёt e mbi tё gjitha tё krijoni besim tek qytetarёt, qё tё bёni pёr vete edhe kundёrshtarёt. Kёshtu bёheni Kryeministёr. Mё vjen keq, por juve jeni njё njeri qё nuk ju funksionon fare logjika si njё qytetar i thjeshtё e jo mё si Kryetar i Partisё mё tё madhe opozitare.

Juve Basha, jeni njё “manekin” qё nё tё gjitha veprimet tuaja, jeni “fallso”! Edhe kur ecni, edhe kur flisni, edhe kur qeshni, edhe kur vetёngrini, qё nё tё vёrtetё gjatё gjithё karrierës tuaj politike, juve keni qenё i “ngrirё”, jeni njё njeri “fallso”. Edhe lёvizjet i keni standarde, edhe broçkullat, tё njёjta kudo qё shkoni. Si do tё mund t’ju besojnё akoma juve qё do tё merrni pushtetin nё tё ardhmen, duke ja hedhur tё gjitha fajet kundёrshtarit e duke mos marrё asnjё përgjegjësi pёr vete? Pse nuk veproni edhe juve si LSI-a, pёr tё bёrё “njё front tё madh opozitar” duke futur edhe ata qё nuk kanё marrё pjesё nё votime edhe ata qё janё ndarё nga jeta”? Ka rrugё Basha, ka, pёr t’u bёrё i besueshёm. Tani nё fund e nxorët si pretekst qё vota ju ёshtё vjedhur, por nё tё vёrtetё, janё me dhjetëra e qindra dёshmitarё qё konfirmojnё vjedhjen e shitblerjen e votёs, kёmbimin e saj me miell, vaj, oriz e sheqer. Ky ёshtё krimi mё i madh: tё spekulosh me mjerimin e qytetarёve tё thjeshtё! Nuk them qё nuk ka raste edhe nga forcat e tjera politike, por tё shumtёt, janё nga anëtarët tuaj. Kёtё e them, pёr tё tё mbushur mendjen pёr atё qё thoni se “anëtarёve tё ndershёm tё Partisё Demokratike, ju vodhёn votat”! Mё mirё mos e thoni kёtё, sepse juve, nuk jetoni nё ndonjё planet tjetёr, por nё kёtё “çanak” ku vidhen, shiten e blihen vota, ku ka vjedhёs tё tё gjitha ngjyrave…

Juve Basha, deri sot keni mbijetuar falё “hijes” tё Saliut. Saliu, ёshtё mjeshtёr i dallavereve, i vjedhjeve e manipulimeve, krahas tё gjitha tё këqijave tё tjera qё nuk numërohen. Por, kёtej e tutje, atij do t’i bien “pendёt”, do t’i ikin edhe “sytё”, qytetari i tij “dixhital” qё ёshtё Visho Ajazi nёpёrmjet tё cilit ai shikonte e dёgjonte gjithçka, do t’i ikin edhe gjykatёsit e prokurorёt, tё cilёt u kanё shpёtuar edhe juve. Kёshtu qё kёtej e tutje, juve nuk do tё keni ku tё merrni udhёzime, sepse me thёnё tё drejtёn, juve ato cilёsi tё mbrapshta tё Saliut, nuk i keni. Partia Demokratike, juve nuk mund t’ju besojё mё udhёheqjen e saj sepse boll me “gomarka prej balte” qё kёrkoni t’ua shisni tё tjerёve si “mrekullira”!

Nuk qёndron mё mbrapa juve edhe Selami, i cili kёrkon tё bёjё realitet atё ëndërr qё nuk e bёri nё rini tё tij, e kёrkon ta bёjё tani nё pleqёri, qё i kanё“ardhur” edhe fuqitё mendore e fizike. Ai ёshtё vetёm njё hap pёrpara jush, kur thotё se “Saliu, do tё jetё njё zё kur unё tё jem kryetar i Partisё Demokratike”! E kuptoni ju Basha? Ai nuk e sheh Saliun si “Beniamin” dhe megjithëse nuk e “kafshon” dot, tё paktёn, nuk e “puth”! Selami kёrkon tё udhёheqë Partinё Demokratike, me ato metoda, me atё stil, tё para njёzet e kusur viteve. Por, Selami, harron qё nuk janё mё ata njerёz, ato mendime e realitete tё atyre viteve. Kohёt kanё ndryshuar, njerëzit po ashtu. jemi nё kohёra tё reja e kёrkohen vizione tё reja tё kohёs qё edhe njerëzit, tё binden nё programin e qёllimet e Partisё Demokratike. Qё “Buka” e thyer Parti, tё “ngjitet”, tё rifitojё besimin e humbur, nuk ёshtё i vlefshёm asnjё lloj brumi dhe asnjё lloj “mastici”!

Nё qoftё se juve dhe simpatizantёt e shumtё tё kёsaj Partie, kёrkoni me tё vёrtetё tё riktheni besimin e humbur, ka vetёm njё zgjidhje. Mblidhuni juve krerёt e saj dhe shkoni tek “mulliri” ku bluhet “mielli” i ri. “Miell” tё ri, keni me shumicё dhe largoni “krundet” e vjetra, jo vetёm nga mosha, por edhe nga mendimet e paragjykimet, nga “myku” qё kanё zёnё, nga mёnyrat e metodat se si kёrkojnё t’i hipin nё “zverk” Partisё, qё kёrkojnё poste e ofiqe vetёm duke sharё e duke bёrё rrёmujё, duke shpifur e trilluar, pёr kёdo e pёr gjithçka, por qё nuk bёjnё asgjё pёr atё qё duhet bёrё. Ajo qё duhet bёrё, ёshtё vetёm kontributi me vepra, duke marrё mbi vete pёrgjegjësi e detyra pёr tё ardhmen. Tё mençurit dhe tё diturit, nuk ju mungojnё. I keni tё gjitha mundёsitё tё “gatuani” njё “bukё “ tё mirё e tё shijshme pёr shijet e shumicёs sё anëtarëve e simpatizantёve tuaj. Duke parё garёn tuaj tё fundit pёr Kryetar Partie, nuk ka as dyshimin mё tё vogёl qё ajo ёshtё njё farsё dhe nuk ёshtё e besueshme. Askush nuk beson qё do tё bёhet diçka nё tё ardhmen me kёto figura tё konsumuara, qё ёshtё pak tё thuash se anëtarёt dhe simpatizantёt tuaj, kёtyre tё dyve qё kёrkojnё me çdo kusht tё fitojnё karriget e humbura, ja kanё “pirё”.

Nga Pandeli BARDHI       

/Sot News/