2 tetor 2013- Greqi, Selanik. Bashkia e Selanikut pranoi dhuratën e Konsullatës të Përgjithëshme të Shqipërisë në Greqi, për krijimin e Parkut Durrësi" në Selanik. Parku që do mbajë emrin e qytetit të Shqipërisë , ndodhet përballë stacionit të trenit të Selanikut në rrugën Monastiriu dhe Anageniseos.

Inagurimi i Parkut "Durrësi" do bëhet të premten 4 Tetor në orën 18.00. Në inagurimin e Parkut "Durrësi" në Selanik do marrin pjesë, Kryetari i Bashkisë të Selanikut  zoti Janis Butaris, Kryetari i Bashkisë të Durrësit zoti Vangjush Dako si dhe Konsulli i përgjithëshëm i Republikës të Shqipërisë, zoti Riza Poda.

Në internet ka qarkulluar dhe ftesa e konsullatës shqiptare për këtë aktivitet, ftesë të cilën e shikoni në foton e mëposhtëme.

 

Lexoni me shume per temën: Krijohet Parku Durrësi në Selanik tek www.albanians.gr