·   Në ceremoninë e vendosjes së emrit merr pjesë kryebashkiaku i Vangjush Dako

·        Racistë grekë me flamuj, këngë e parulla kanë protestuar kundër kryebashkiakut Janis Butaris për vënien e emrit të qytetit shqiptar në mjedis publik në Selanik  

DURRËS, 5 tetor 2013 – Tani emri i Durrësit dhe Shqipërisë përjetësohet në Selanik, në një nga qytetet më të mëdha të e më të vjetra të Greqisë, porti kryesor i Mesdheut, ndonëse qarqe ekstremiste greke kanë bërë një antimiting kundër kryebashkiakut Butaris. Më 4 tetor 2013, Qytetari nr. 1 i Durrësit Vangjush Dako ka marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit “Durrësi-Shqipëria” një parku në qytetin e Selanikut. Vendosja e emrit “Durrës-Shqipëria” kryhet në kuadër të marrëveshjes për binjakëzim midis Durrësit dhe Selanikut, të nënshkruar nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris gjatë vizitës së këtij të fundit pak kohë më parë në Durrës. Në fjalën e tij përshëndetëse kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako u shpreh se një simbolikë e tillë i shërben forcimit të miqësisë midis popullit shqiptar e atij grek. Ai shtoi se të dy qytetet Durrësi dhe Selaniku do të bashkëpunojnë ngushtë në projekte madhore që do të jenë në dobi të qytetarëve të Durrësit dhe Selanikut por edhe komunitetit të madh shqiptar që jeton dhe që është integruar më së miri në Selanik. Sipas Dakos, marrëveshja e binjakëzimit midis dy qyteteve, e cila ka filluar të zbatohet, është një marrëveshje e rëndësishme që i hap rrugën realizimit të shumë projekteve të përbashkëta në fushat e turizmit, kulturës, transportit, ekonomisë dhe biznesit midis dy qyteteve Durrësit e Selanikut. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, kryebashkiaku i Selanikut Janis Butaris deklaroi se të dy qytetet kanë shumë të përbashkëta siç është lashtësia e tyre, por edhe se janë dy nga qytetet më ta mëdha të vendeve tona si dhe dy qytete që kanë porte të rëndësishëm. Boutaris u shpreh se dy qytetet tona i lidh rruga Egnatia, por edhe komuniteti prej 70 mijë shqiptarësh që jetojnë e që janë integruar plotësisht në Selanik. Sipas , projektet që do të realizohen midis dy qyteteve do të jenë në dobi të zhvillimit të tyre në disa fusha por edhe në dobi të qytetarëve të Durrësit dhe Selanikut. Kryebashkiaku Janis Butaris është një njeri tepër i moderuar, që ka ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyer me komunitetin e emigrantëve të huaj në Selanik. Në ceremoni ka përshëndetur edhe konsulli shqiptar në Selanik Riza Poda. Kështu, në sheshin përballë stacionit të trenit në Selanik, u vendos pllaka me këtë emër dhe në krah të flamurit grek valëvitet edhe flamuri shqiptar, si simbol i marrëdhënieve të mira mes dy popujve, të cilët në qytete si Selaniku dhe shumë të tjerë në Greqi, bashkëjetojnë më së miri me njëri-tjetrin. Po kështu pranë flamurit shqiptar është vendosur edhe flamuri i bashkisë së Durrësit me simbolin e qytetit. Pas pak ditësh edhe një parku në Durrës do t’i vendoset emri “Selanik-Greqi”, ku në ceremoninë që do të zhvillohet me këtë rast në kuadër të marrëveshjes së binjakëzimit do të marrin pjesë sërish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe ai i Selanikut Janis Butaris.

https://mail.google.com/mail/u/0/images/cleardot.gif

Info / Tërbohen ekstremistët helenë

Numri i 4 tetorit i gazetës së përditshme greke në versionin anglisht “Katimerini” ka botuar këtë lajm të titulluar “Në shënjestër kryebashkiaku i Selanikut për emrin e sheshit” (shih faksimilen dhe linkun ekathimerini.com/4dcgi/_w_articles_wsite1_1_04/10/2013_521716). Banorë dhe protestues kanë dalë në rrugë me këngë raciste dhe kanë fishkëllyer kryebashkiakun e Selanikut Janis Butaris dhe personalitete të tjera, të premten, më 4 tetor 2013, kur një pjese nga sheshi verior i qytetit iu vu emri i qytetit të dytë më të madh të Shqipërisë, Durrësit. E përditshmja greke nuk harroi të bënte diversionin se “Butaris vendosi të riemërtonte pjesë të sheshitKaraiskaki të Selanikut “Durrës” në kuadër të binjakëzimit me qytetin shqiptar, i cili u themelua nga grekët e lashtë në shekullin e VII para erës së re”. Së shpejti emri Selanik do t’i vihet një parku në Durrës. Protestuesit, me flamuj grekë në duar hidhnin parulla kundër Butarisit, të ftuarve dhe emigrantëve. Nuk ishte e qartë nëse demonstruesit ishin të lidhur me një parti të caktuar politike.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/