Pak ditë më parë u publikuan disa lajme në portale se fejesa mes këngëtarëve Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kishte përfunduar, pasi Seldi ishte kthyer në Tiranë.

Por duket se postimi i këngëtarit gjatë ditës së sotme ka hedhur poshtë çdo thashethem. 

Seldi ka publikuar një foto të Mimozës ku krahas saj shkruan “Të dua beb”.

Kështu hidhet poshtë çdo dyshim dhe konfirmohet se ata vijojnë të jenë së bashku dhe më të dashuruar se kurrë. 

Seldi dhe Mimoza u fejuan pak muaj më parë në një ceremoni mjaft tradicionale. Aktualisht të dy jetojnë në Zvicër.