Sinan Hoxha është një prej këngëtarëve më të dashur shqiptar që me zërin dhe thjeshtësinë e tij ka rrëmbyer zemrat e publikut. Përveçse me këngët solo, ai ka patur sukses të madh edhe me bashkëpunimet me Seldi Qalliun, kujtojmë hitet "Kukulla", "Adrenalina", "Kuq e Zi" dhe Bjondina". Por pas këtyre sukseseve, duket se pati një "krisje" në shoqërinë e këngëtarëve, por gjithçka është zgjidhur tashmë…

Sinan Hoxha ka qenë i ftuar në emisionin “n’Kosovë Show” ku ka marrë një letër surprizë nga menaxheri i tij Avniu i cili i ka kërkuar në emrin e tij dhe të publikut që të realizojë sërish një këngë me Seldin. Sinani është prekur, sepse e konsideron më shumë se vëlla menaxherin e tij, ndërkohë që menjëherë ka ardhur në studio edhe Seldi.

Pasi janë përqafuar, Seldi ka kërkuar një falje publike për Sinanin pa sqaruar shumë se për çfarë bëhet fjalë, ndërkohë që Sinani ka sqaruar se ata nuk janë zënë, kanë folur e janë takuar shpesh, por thjesht kishte pasur një shkëputje përsa i përket karrierës prej disa gabimeve të Seldit që janë krejt normale, sipas Sinanit, duke marrë parasysh moshën e tij. Duke shprehur konsideratë për njëri-tjetrin ata janë shfaqur mjaft optimistë për bashkëpunimin e tyre të ri që do të vijë së shpejti. (Minuta 55 në video).