Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez prej kohësh ka qënë pjesë e lajmeve rozë për lidhjen e saj me The Weeknd.
25- vjeçarja i ka munguar skenës muzikore për shkak të problemeve të rënda me shëndetin.
Veshkat e saj nuk funksiononin siç duhej prej sëmundjes së Lupusit, duke lindur nevoja për transplant. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë në postimin e fundit në Instagram, ku Gomez shfaqet e shtrirë në shtrat duke shtrënguar dorën e një vajze.
POSTIMI I PLOTË
“Unë jam shumë e vetëdijshme që shumë nga fansat e mi e kishin vënë re se po bëja shumë pak koncerte, dhe se këtë verë kam qenë shumë pak aktive. Por unë kisha nevojë për një transplantim të veshkave për shkak të Lupus tim, e që fatmirësisht po shërohem. Shpresoj sinqerisht që të rikthehem tek ju, për të zëvëndësuar mungesën e bërë kohët e fundit. Deri atëherë dua të falenderoj publikisht familjen time dhe ekipin e pabesueshëm të mjekëve për gjithçka që kanë bërë për mua para dhe pas operacionit. Nuk gjej fjalë për të falenderuar miken time më të mirë Francis Raisa. Më dhuroi veshkën e saj. Jam shumë e bekuar. Të dua aq shumë sis. Shëndeti im po përmirësohet”, shkruan Selena.