Kohët e fundit, këngëtarja e famshme, Selena Gomez ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së medias sidomos pas martesës së ish-it të saj, Justin Bieber me Hailey Baldwin.
Të shumtë janë ata që mendojnë se Selena ende e ka mendjen tek ai, madje i ka dedikuar këngën e titulluar "Të humba ty për të gjetur veten".
Mirëpo burime pranë këngëtares kanë treguar se ajo po e merr veten plotësisht nga ndarja me Justin dhe martesa e tij, dhe se po fokusohet tek miqtë, familja dhe sidomos tek vetja e saj.
E duke u ndalur te kjo e fundit, këngëtarja i ka bërë qejfin vetes me një vilë e cila i ka kushtuar rreth 3 milion dollarë.
Mediat e huaja kanë publikuar pamje të shtëpisë së Selena-s, e cila ka një pishinë të madhe në oborr, një palestër, katër dhoma gjumi, katër tualete, një sallon, një kuzhinë dhe një dhomë ngrënieje, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme.





