Këngëtarja Selena Gomez është disa ditë larg publikimit të dokumentarit të saj “Selena: My Mind & Me” ku foli për gjithçka, por theksoi shëndetin e saj mendor dhe mënyrën se si është përballur me gjendjen e saj në lidhje me çrregullimin bipolar.

Selena ka dhënë një intervistë për revistën “The Rolling Stones”, ku gjatë bisedës ka rrëfyer disa situata të jetës së saj që publiku nuk i dinte dhe që e kanë bërë të afrohet më shumë me njerëzit.

Një nga gjërat që e ka mërzitur më shumë Selenën është mundësia për të mos u bërë dot nënë, një ëndërr që ajo ka por që mund të mos e realizojë. Kujtojmë se në muajin gusht ajo u shpreh: Shpresoj të jem e martuar dhe të jem nënë.

Selena është duke marrë mjekim për shkak të çrregullimit bipolar, ilaçi që merr mund ta bëjë shumë të vështirë për të që të mbetet shtatzënë. 30-vjeçarja shtoi se të kesh fëmijë është një nga aspiratat e saj: Kjo është diçka shumë, shumë e madhe dhe e pranishme në jetën time. Unë jam i destinuar t’i kem ata, do t’i bëj. E kisha të vështirë të pranoja që isha bipolare, por duhej të mësoja të merresha me të sepse nuk do të largohej.

Gomez tha për median se ajo planifikon të “zhduket” pasi të dalë “My Mind & Me”.Kjo është ndoshta më e shumta që do të dëgjoni për mua për një kohë. Unë dua që kjo të dalë, por dua edhe këtë pas meje.