Selena Gomez është zhvendosur nga froni i më të ndjekurës.

Për një kohë mjaft të gjatë, këngëtarja Selena Gomez ka mbajtur fronin si profili me më shumë ndjekës në rrjetin social Instagram.

Megjithatë, sot kjo ka ndryshuar.

Është pikërisht futbollisti shumë i famshëm, Cristiano Ronaldo, i cili ka kaluar këngëtaren për nga numri i ndjekësve.

Ronaldo i ka qëndruar prapa Selenës për kohë të gjatë, ndërsa tani ka arritur edhe ta kalojë Selenën, e cila pak kohë më parë ka pranuar se ka hequr dorë nga rrjetet sociale dhe internet.