Selena Gomez shkëlqeu në tapetin e kuq në SAG Awards, por duket se jo gjithçka shkoi siç duhej. Një video nga tapeti i kuq tregon se Selena u pengua dhe ra në njërin gju dhe fajin e kishin takat e larta. Për fat të mirë, dikush ishte në krah të Selenës për ta ndihmuar të ngrihej shpejt dhe ajo hoqi menjëherë këpucën tjetër për t’u larguar nga tapeti.
Selena nuk donte të rrezikonte të rrëzohej sërish pasi u ngjit në skenë gjatë shfaqjes, sepse u shfaq zbathur ndërsa prezantoi një çmim përkrah Martin Short gjatë ceremonisë së çmimeve. Selena dhe Martin prezantuan çmimin e dytë të mbrëmjes dhe fansat vunë re menjëherë se aktorja ishte pa këpucë në skenë, fillimisht pa e kuptuar arsyen. Vetëm një orë më vonë u shfaq videoja e rrëzimit në tapetin e kuq.
Për fat të mirë, Selena e përballoi situatën si një profesioniste dhe dukej plotësisht e sigurt dhe e vendosur kur doli në skenë.
Leave it to Selena Gomez to make even slipping on the red carpet look good https://t.co/7JzhcPAuQp pic.twitter.com/buTnCE8vJf
— Variety (@Variety) February 28, 2022