Zemra e Selena Gomez u ndal herën e parë, kur ajo u takua me Jennifer Aniston.

Këngëtarja e “Lose You To Love Me” është një super-fanse e “Friends” dhe disa vite që ka qenë mike e ngushtë me Jennifer, e cila ka luajtur kamerieren Rachel Green në serial për disa vite por ajo pranoj që është shtangur plotësisht kur është takuar për herë të parë.

“Askush nuk e dinte kush isha dhe ju ishit në banjë me një fustan të zi. Zemra ime u ndal dhe unë u shtanga”, i tha këngëtarja, aktores 50-vjeçare në The Ellen DeGeneres Show, të cilën Jennifer ishte duke pritur.

 Ylli 27-vjeçar pop u hap gjithashtu për publikimin e albumit të saj thellësisht personal dhe të ndjeshëm Rare.

‘Kuptova se të gjithë të tjerët dukej se po e rrëfejnë jetën time për mua, kështu që pse nuk e nxjerr diçka që është në anën time të tregimit?”, tha Gomez. Krijuesi i hitit Wolves më parë pranoi se ndihet ‘shumë me fat’ që është mike me aktoren e The Morning Show sepse ajo është kaq ‘e mirë dhe e ngrohtë’ dhe ndihmon për ta udhëhequr atë gjatë jetës.

Ajo tha: “Unë u njoha me Jennifer përmes kompanisë time të menaxhimit – ne jemi të përfaqësuar nga të njëjtët njerëz – dhe ajo ka qenë aq e mrekullueshme për mua.  Ajo më ftoi në shtëpinë e saj dhe bëri pica për mua dhe thjesht ishte shumë e mirë dhe e ngrohtë”.