Një adoleshente e tmerruar të cilën i dashuri e kërcënonte se do e vriste u shpëtua nga miqtë. Amy Vvilson postoi në Facebook një selfie teksa i kishte ngritur barrikadë të dashurit në tualet.
Joshua Knight paralamëronte Amy: “Unë nuk dua të të lëndoj, por do të të lëndoj”, para se t’i drejtonte një armë, që mendohet se është e vërtetë.
Amy ishte shumë e frikësuar të njoftonte policisë në rast se Knight do të dëgjonte dhe kështu u kyç në tualet ku postoi disa foto të fytyrës së saj të përlotur në një grup çati në Facebook.
Miqtë e saj lajmëruan menjëherë policinë dhe Knight, i cili nuk ka të dhëna kriminale, u arrestua.
Amy, e cila është një nxënëse në shkollën për fëmijë me nevoja të veçanta në Hebburn, thotë: “Nuk e kisha idenë se çfarë po ndodhte. Isha shumë e tmerruar, dhe mendova se do më vriste. Ai thjesht më tha të futesha në tualet, pasi po acarohej dhe po më thoshte se do më vriste. Po qaja dhe duart po më dridheshin, aq sa nuk mund të shkruaja. Miqtë menduan se po tallem, por më pas u dërgova foto për tu treguar se është serioze”.