Një fotograf ka nisur një luftë ligjore dyvjeçare kundër një grupi të të drejtave të kafshëve mbi një foto “selfie majmuni”. Fotografi David Slater nga Monmouthshire mori imazhin e majmunit makako në xhungën indoneziane në vitin 2011.

Gjykatësit amerikanë thanë se mbrojtja e autorit nuk mund të zbatohej për majmun por “Peta” tha se kafsha duhet të përfitojë.

Apeli i Peta në emër të “majmunit” u hodh poshtë, por zoti Slater ka rënë dakord të dhurojë 25% të të ardhurave nga fotoja.

Në një deklaratë të përbashkët nga Peta dhe Z. Slater, ai tha se fotografi do të japë një të katërtën e fondeve që ai merr nga shitja e selfies së majmunit tek shoqatat që merren me mbrojtjen e kafshëve.

Gjyqtarët e apelit në një gjykatë në San Francisko vendosën në favor të zotit Slater pas një lufte ligjore dyvjeçare.

Në deklaratën e përbashkët midis Peta dhe Z. Slater, ata thonë se ky rast “ngre çështje të rëndësishme dhe të fundit për zgjerimin e të drejtave ligjore për kafshët”.