Policia italiane ka goditur një organizatë kriminale, anëtarët e së cilës ishin shqiptarë, që mereshin me grabitje të shumta.
Operacioni policor u kodua “Selfie”, për shkak se dy nga shqiptarët e arrestuar i kishin dërguar gabimisht në një mesazh privat fotot pronarit të një banese që kishte grabitur.
Nëpërmjet folderit nga tableti dërgoheshin automatikisht të dhëna dhe hetuesit bënë të mundur identifikimin e tyre. Me sa duket, shqiptarët nuk u treguan të kujdesshëm në këtë rast siç ndodhte me grabitjet.
Të gjithë shqiptarët janë të moshës nën 30 vjeç. 10 prej tyre janë dërguar në burg në veri të Italisë, ndërsa 7 të tjerë dyshohet se janë kthyer në Shqipëri, për të cilët do të lëshohet urdhër-arresti ndërkombëtar. Për gjetjen e tre anëtarëve të tjerë të bandës po kërkohet në mënyrë intensive në Itali.
Të paktën 25 mijë euro janë sekuestruar nga policia e bashkë me to edhe bizhuteri, stoli dhe sende të tjera.
Grabitjet e tyre kanë shqiptarëve kishin nisur në fund të vitit të shkuar. Hetimet kanë zbuluar hartën e grabitjeve të 20 anëtarëve të bandës që shtrihet në zona të ndryshme të Torinos.
Shqiptarët banonin përveçëse në këtë zonë edhe në Trento dhe Milano. Pasi hynin nëpër banesa, përdornin gjithmonë të njëjtën metodë: vendosnin prapa dyerve mobilie ose sende të tjera për t’u siguruar që nuk vinin pronarët.





