Itali, 13 qershor 2014 – Një 16-vjeçare nga Italia ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga një shkëmb i lartë në Taranto, duke u përpjekur që të bënte një “selfie”.

Isabella Fracchiolla, studentja nga Bari, e cila ishte pozicionuar pranë një shkëmbi për të pozuar para kamerës së telefonit, rrëshqiti dhe u vra shumë rëndë. Menjëherë forcat e kapitenerisë së portit kanë ndërhyrë për ta shpëtuar dhe e kanë dërguar në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale. Por, fatkeqësisht ajo nuk mundi të shpëtojë për shkak të plagëve të rënda. Prindërit e vajzës kanë autorizuar dhurimin e organeve.

Nga mania më e fundit e njerëzve në mbarë botën, “selfie”, ndodh që të humbasësh edhe jetën!

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/