Selia e Partisë Demokratike është ndriçuar mbrëmjen e sotme me ngjyrën rozë.

Duket se kjo nuk ka qenë aspak e rastësishme, ndërkohë që bëhet në shenjë sensibilizimi për muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.

Tetori, njohur ndryshe edhe si “Tetori Rozë,” është një muaj i rëndësishëm, në thelb të cilit qëndron një mesazh i fortë e tepër i rëndësishëm mbi ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit.

Ky muaj i dedikohet gruas dhe vajzës për t’u ndërgjegjësuar rreth kontrolleve të shëndetit dhe parandalimin në kohë të kancerit të gjirit, kontroll ky i cili duhet kryer në mënyrë sistematike çdo vit për të shmangur rreziqet e mundshme.