Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas mbylljes së numërimit të votave të delegatëve qe votuan në shumicë dërrmuese pro shkarkimit të Lulzim Bashës.

Ai e cilësoi këtë ngjarje si më të jashtëzakonshmen në historinë e lirisë së shqiptarëve. Gjithashtu Berisha falenderoi të gjithë personat që e mbështetën në Foltore dhe që morën pjesë sot në rithemelimin e PD-së.

Përsa i përket vendosjes në selinë e PD-së, Berisha tha se do të shkojnë që në momentin e parë që do vendosin edhe pse selia është e rrethuar nga policia.

Ndërkohë, Berisha i bën thirrje kryeministrit Rama se duhet të heqë dorë nga mbrojtja e Lulzim Bashës

“Ky kuvend ishte vepër e anëtarëve të lirë të PD. I pari I këtij lloji në historinë e pluralizimit në Shqipëri, por mundet dhe në Europë dhe në botë.  Sot, në 8 orë pa pushim mbi 4 mijë delegatë vendosën firmat e tyre në këtë moment madhështor të rivendsojes së pluralizimit politik, të rithemelimit të PD-së si forcë vigane opozitare”, tha Berisha duke shtuar se do të shkojë në PD në momentin e parë që do të vendosin.

Peng Basha i rrethuar me batalionin e policisë së Edi Ramës, tregoi se është një kufomë politike dhe asgjë më shumë.

Selia e PD është aty dhe do shkojmë në momentin më të parë që do vendosim. Ajo nuk është seli e pengjeve, nuk është seli e rrethuar me blinda dhe banadat e Edi Ramës. Ramës i them hiq dorë nga çdo lloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut tënd, sepse në mënyrë absolute ky revolucion do të kthehet te ti Edi Rama. Revolucionit nuk i reziston dot kush”, tha Berisha.