Semi është banorja e larguar nga Big Brother Vip. Votat e publikut kanë vendosur që Semi të dalë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Të martën publiku vendosi që të dilnin në nominim Fifi dhe Semi, duke iu bashkëngjitur Einxhel, e cila ishte nominuar nga banorët.
Duke qenë se Fifi vendosi që të linte vetë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP, votimi i bërë deri ditën e djeshme u anulua. Si pasojë, mbrëmjen e djeshme u hap një televotim gjatë spektaklit mes Semit dhe Einxhel.
Publiku vendosi që të nxirrte jashtë këngëtaren e njohur, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi i madh.