DURRËS, 24 korrik 2014 –  Është mbajtur në qendrën historike të Lecce-s, seminari mbi “Sipërmarrjet inovative dhe dinamika zhvillimi inteligjente territoriale: mundësitë dhe perspektivat për bashkëpunim në Adriatik”, organizuar në kuadër të shtrirjes së aktiviteteve shkencore, të grupit të menaxhimit të inxhinierisë në Universitetin e Salentos, i cili kishte për qëllim zhvillimin e kontakteve dhe promovimin e dialogut ndërmjet akademisë, aktorëve politikë, ekonomikë dhe socialë në Adriatik.

Në përputhje me nismat e fundit të Komisionit Evropian në lidhje me rajonin e gjerë të Adriatik-Jonit, si dhe nismave të projekteve të ndryshme në këtë kuadër, seminari shënoi nisjen e një faze të një procesi të gjatë.

U diskutuan dinamika ndërveprimi akademik, kompani dhe institucione për ngritjen e kapaciteteve njerëzore, infrastrukturore dhe sociale dhe për të mbështetur promovimin e një kulture inovative të sipërmarrjeve në Adriatik.

Seminari gjithashtu synon të krijojë një partneritet më të gjerë, nisma për projekte dhe programe ndërkufitare kërkimi, arsimi dhe inovacioni.

Ishte i pranishëm dhe një delegacion me përfaqësues nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Ministria e Zhvillimit Urban e Turizmit, shoqëria civile etj.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/