17 maj 2014 – Shkaku i parë i vdekjes në botë, por i heshtur e ka emrin Hipertension. 17 maji është dita botërore kundër kësaj sëmundje, e njohur ndërkombëtarisht si World Hypertension League. Patologjia, sipas të dhënave të Organizatës Botërire të Shëndetësisë, prek një person në tre, dhe kjo sëmundje është përgjegjëse për 14% të vdekshmërisë në botë dhe rreth 7% të paaftësisë në nivel botëror.
Ekspertët paralajmërojnë kontrollet e vazhdueshme dhe mjekimin në kohë për të parandaluar avancimin e sëmundjes dhe nënshtrimin e terapive efikase. Nga të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm një person në katër ndjek një kurë efikase për hipertensionin.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





