7nëntor 2015 – Shuhet në moshën 59-vjeçare ikona e Teatrit të Shkodrës, Fatbardh Smaja. Aktori dhe regjisori i njohur i teatrit “Migjeni” nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë, që e kishte prekur prej pak kohësh dhe ndërroi jetë sot në Shkodër, bën të ditur balkanweb.

Fatbardh Smaja, një nga regjisorët më të vlerësuar nga publiku, ishte emëruar prej pak ditësh në krye të teatrit “Migjeni”. Ai ka sjellë çdo vit në skenat e teatrove shqiptar, vepra të një rëndësie të madhe kombëtare dhe ndërkombëtare, ku tematika dhe mesazhi i përcjellë e veçon shfaqjen.

“Kandili i argjendtë”,  “Rëndësia e të qenurit i sinqertë”, “Eldorado”, “Njeriu që pa vdekjen me sy”, I sëmuri për mend”, “Zeneli”, janë disa nga veprat ku ai ka interpretuar dhe i ka vënë në skenë.

/portali DurresLajm/