Dove: Prindërit e mi mendonin se isha përtace për shkak se shkoja të flija sapo arrija në shtëpi
Pjesë e sëmundjes së 27-vjeçares është një gjë e quajtur katapleksi, që e dobëson tonin e muskujve kur ajo përjeton emocione të forta, gjë që shkakton që ajo të bjerë në gjumë.
Caley Dove ka rënë në gjumë gjatë provimeve në shkollë, ka përjetuar halucinacione dhe ka filluar që të flasë fjalë të pakuptimta, sa herë që është ndier tepër emocionale – duke përfshirë edhe faktin kur ka qenë e stresuar, e lumtur ose e pikëluar. Pjesë e sëmundjes së 27-vjeçares është një gjë e quajtur katapleksi, që e dobëson tonin e muskujve kur ajo përjeton emocione të forta, gjë që shkakton që ajo të bjerë në gjumë. Përkundër vizitave të rregullta te mjeku familjar, ajo ka kaluar vite të tëra me diagnostikime të gabuara dhe duke u injoruar nga sistemi deri në moshën 26-vjeçare, kur më në fund u diagnostikua me narkolepsi.
“Një herë isha me të vërtetë e zemëruar dhe muskujt e mi pësuan kolaps”
Një herë nëna e një fëmije për pak shpëtoi pa u lënduar rëndë për shkak të sëmundjes së saj, kur u rrëzua gjatë një episodi. Kejli, e cila jeton në Ist Grinsted të Saseksit ka thënë: “Cilido emocion i fortë si zemërimi, pikëllimi ose madje edhe ndonjë gjë që më bën që të qeshem mund ta nxisë atë. Kur isha më e re nuk mund ta kontrolloja. Një herë, isha me të vërtetë e zemëruar dhe muskujt e mi kolapsuan dhe përfundova duke u rrëzuar në shkallë”. Simptomat e para filluan që t’i paraqiten në shkollë, por mësimdhënësit nuk besuan se diçka nuk ishte në rregull me të dhe menduan se ishte përtace. “Unë ende mund të shkruaja dhe të zhvilloj biseda, por më pas nuk më kujtohej se për çfarë kishim biseduar, ndërsa flisja edhe gjëra të pakuptimta që nuk kishin të bëjnë asgjë me bisedën. Prindërit e mi mendonin se isha përtace për shkak se shkoja të flija sapo arrija në shtëpi”, ka thënë ajo. Ajo e ka pasur shumë vështirë që të merret me këtë situatë, pasi askush nuk e dinte se nëpër çfarë po kalonte ajo.“Pak kohë më parë isha në depresion për shkak se nuk kisha me kë të bisedoja. Të gjithë mendonin se e tëra ishte në mendjen time. Më duhej që të fle në dhomën e nënës sime, sepse kisha shumë frikë edhe nga halucinacionet”, ka shtuar ajo.
Falë ilaçeve të duhura, tani e kalon ditën pa pasur nevojë që të flejë
Caley gjithashtu ka thënë se sëmundja mund t’i lërë ata që vuajnë nga ajo me ndjenjën se vazhdimisht sapo janë zgjuar dhe me humor të keq.“Personaliteti yt ndryshon kur zgjohesh. Shumica e njerëzve në mëngjes ndjehen paksa të irrituar. Unë jam ndier ashtu disa herë në ditë. Edhe pse fle shumë herë, në fakt nuk bën gjumë të mirë dhe ndjehesh i lodhur tërë kohën”, ka thënë ajo. Kur u regjistrua në kolegj, mësimdhënësit më në fund vërejtën se diçka nuk ishte në rregull dhe u thanë prindërve të saj se ajo duhet ta gjejë shkaktarin e problemit të saj. Për fat të mirë kur ajo u shpërngul në Ist Grinsted dhe aplikoi për punë në spitalin ‘Queen Victoria’, asaj i është bërë kontrolli i duhur dhe më në fund është diagnostikuar. Falë ilaçeve të duhura, ajo tani e kalon ditën pa pasur nevojë që të flejë.
Tani ajo është koordinatore në qendrën për çrregullim të gjumit dhe është në gjendje që t’u ndihmojë të tjerëve që kanë çrregullime të ngjashme të gjumit.