KUJDES! PAMJE SHQETESUESE!

Një sëmundje e rrallë ka prekur adoleshenten nga Britania e Madhe. Marnie Harvie ka një problem që e bën që sytë, hunda, veshët dhe thonjtë e saj të rrjedhin gjak.

16-vjeçarja, mendohet të jetë personi i vetëm në Britani të madhe, e ndoshta edhe në botë me këtë problem të frikshëm,raporton "The Sun".

Mjekët janë habitur nga kjo gjakderdhje e cila fillon pa paralajmërim dhe mund të ndodhë deri në 5 herë në ditë. Skanimet e panumërta dhe analizat nuk ja kanë dalë për t`ia gjejnë shkakun e kësaj gjendjeje, e cila i ka shkaktuar Marnies lodhje dhe vuajtje nga migrena e dhimbja e kokës.

Kjo gjendje e ka detyruar vajzën e guximshme që të jetë tërë jetën në pritje. Ajo është detyruar ta ndërpres shkollimin, të luftoj për të gjetur një punë dhe një të dashur e po ashtu të shkoj për pushime, për shkak të gjakderdhjes.