Gjatë stinës së verës, mjekët dermatologë apelojnë qytetarët që të bëjnë kujdes ndaj patologjive të ndryshme që stimulohen nga ndotja e ambientit dhe temperaturat e larta. Sëmundja e zjarrit siç njihet në gjuhë të thjeshtë, është një ndër patologjitë më torturuese të pacientëve pasi manifestohet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe shpërthim të puçrrave në sipërfaqe të lëkurës. Pacientët e kanë të vështirë ta identifikojnë këtë sëmundje, ndaj bluzat e bardha rekomandojnë që në rast se ka simptoma të tilla të paraqiten tek mjekët dermatologë ose infeksionistë.

Në terma të thjeshtë njihet si sëmundja e zjarrit të natës, por në terminologjinë mjekësore “herpes zoster” është nga viruset më torturuese të pacientëve. Ky virus shkaktohet nga varicella, është e ngjashme me shkaktimin e lisë së fëmijëve dhe intensitetin më të madh të përhapjes e ka natën. Ata që preken nga ky virus sidomos gjatë stinës së verës e kanë të pamundur të identifikojnë si sëmundje, pasi shpesh edhe bluzat e bardha u duhet kohë për të saktësuar patologjinë. Mjekët infeksionistë punojnë bashkë me ata dermatologë për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes që shfaqet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe pas disa ditëve shpërthejnë puçrra në lëkurë.

Mjeku dermatolog në poliklinikën e specialiteteve nr 2 në Tiranë, Virgjir Përmeti, tha se faktorë të jashtëm si shkaku i sëmundjes është ndotja.

“Dalin dy puçrra në formë grupi dhe ndjekin trajektoren e nervit që kanë kapur. Karakteristikë e këtij virusi është se kap mbaresat nervore. Shenja kryesore është dhimbja. Kontaminimi i ajrit është më i ndotur shfaqet më tepër në kohën e vapës se atëherë bie edhe imuniteti. Gjatë periudhës së verës mund të ketë dy ose tre raste në javë”, thotë Virgjir Përmeti.

Ka disa mënyra të mjekimit të sëmundjes së zjarrit; nëpërmjet medikamenteve që përdoren në rrugë orale deri në injektimin e gjilpërave.

Gjatë periudhës së verës gjithë ambientet kryesisht ato familjare duhet të jenë të ajrosura. 

Mjekimi zgjat mbi 5 ditë, dhe gjatë kësaj kohe, pacientët rekomandohen të mos dalin nga shtëpia dhe të mos kenë kontakt të lëkurës me ujin. Në rast se tregohet pakujdesi, sëmundja përhapet në pjesë të ndryshme të trupit.

SIMPTOMAT

-Dhimbje ku shfaqet herpesi

-Në kokë, në trup, në gjoks, bark

-Puçrra në lëkurë

-Temperaturë e brendshme

Marrë nga “Ora News”