30 prill 2015 – Nga Shqipëria sëmundja që kërkohet në internet më së shumti është HIV/AIDS. Virusi vdekjeprurës, për të cilin bota nuk po gjen shërim, është edhe ankthi i shqiptarëve. Nuk dihet nëse janë të prekurit që kontrollojnë më tepër në internet, ata që kanë dyshime apo kurioziteti i të tjerëve.
Por, sipas statistikave të “Google” në lidhje me sëmundjet seksualisht të transmetueshme, rezulton se nga Shqipëria, fjala për HIV/AIDS është më e kërkuara.
Si Shqipëria është dhe Ukrahinë, me kontrollimin më të lartë për këtë sëmundje në internet. Norvegjezët kërkojnë më shumë për herpes, ashtu si dhe Mali i Zi.
Bazuar në të njëjtat statistika rezulton se austriakët dhe zviceranët shqetësohen nga sifilizi; finlandezët nga klamidia; rusët e bjellorusët nga gonorrea, ndërsa kroatët e hungarezët nga HPV, (Human Papillomavirus).
Nuk dihet nëse shqiptarët janë të shqetësuar për sëmundjet e tjera apo nuk kanë shumë njohje për to. Mjekët thonë se, ashtu si dhe HIV/AIDS, edhe sëmundjet e tjera janë të rrezikshme.
Një pjesë e tyre mund të provokojnë dhe kancer nëse nuk trajtohen në kohë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”