Gjykata e Lartë shtyn seancen e radhës për ish-gjyqtaren e kësaj gjykate Majlinda Andrea.
Mësohet se gjatë kësaj seance që ishte parashikuar për t’u zhvilluar sot në orën 10:00, do të lexohej pretenca për ish-gjyqtaren.
Nga 5 gjyqtarë në trupë, prezente ishte vetëm relatorja Evelina Qirjako. Sipas saj, katër gjyqtarët e tjerë mungonin për arsye shëndetësore.
Seanca e radhes është vendosur të mbahet më 8 maj.





