ROME, 31 maj 2013– Një fëmijë i moshës 1 vjeç, ndërroi jetë ditën e mërkurë në spitalin e Frascati-t, në Itali.

I vogli është gjetur ndërsa kishte humbur vetëdijen nga edukatorja dhe nga e ëma, e cila kishte shkuar ta merrte në çerdhe.

Ndërroi jetë pak pas transportit në spital.

Përjashtohet çdo hipotezë për keqtrajtime.

Mendohet se vdekja e tij mund të ketë ardhur nga ndonjë sëmundje e lindur.

Megjithatë do të jetë autopisa ajo që të tregojë shkaqet e vërteta të vdekjes së vogëlushit.