TIRANË-Senatori Holandez Rëne Van Der Linden, gjatë një vizite në Tiranë, shprehet se Shqipëria duhet të vazhdojë me plotësimit rigoroz të kritereve të anëtarësimit për në Bashkimin Evropian. Ven Der Linden argumenton se nuk duhet që BE, në politikat e zgjerimit të përsërisë gabimet me Rumaninë dhe Bullgarinë, duke i pranuar pa plotësuar kriteret.
“Jemi pro integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por duhen plotësuar me përpikmëri kriteret e anëtarësimit. Holanda mbetet kritike ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Bashkimi Europian në rastin e Shqipërisë, nuk duhet të përsëri gabimet që ndodhën me Bullgarinë dhe Rumaninë, vende që nuk kishin plotësuar kriteret e anëtarësimit dhe u pranuan në Union. Shqipëria duhet të vazhdojë me reformat, jam i kënaqur që shoh gjithë këtë ndryshim në Shqipëri, është e pabesueshme shkalla e ndryshimit që nga viti 1994 “, tha ambasadori holandez.
Rëne Van Der Linden prej disa vitesh ka mbajtur postin e presidentit të Senatit Holandez dhe atë të presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Der Linden po viziton Tiranën me ftesë të institutit ISSAT, në cilësinë e presidentit të shkollës menxheriale të Mastritit.





