TIRANE– Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi do të mbledhë sot në një takim ambasadorët e vendeve të BE-së të akredituar në Tiranë.

Takimi do të mbahet në zyrën e Sequit në orën 11:00 dhe i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Në qendër të bisedës priten të jetë situata politike në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e 23 qershorit.

Partia Socialiste bojkotoi seancën parlamentare javën që shkoi pas vendimit të gjykatës së Tiranës për protestën e 21 janarit.

Pafajësia për 2 gardistët është kthyer në debatin e radhës mes dy forcave kryesore politike, ndërsa një ditë më parë socialistët ankimuan në kushtetuese çështjen e ndarjes së mandateve.