TIRANË, 08 mars 2013– 8 marsi njihet si "Dita e Gruas", në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada. 

Ideja për “Ditën Ndërkombëtare të Gruas’ u hodh fillimisht në fillim të shekullit të XIX-të, e cila ishte një periudhë e tronditur nga trazirat dhe shtimi i popullsisë, për botën e industrializuar. 

Sequi

Me rastin e kësaj feste Ambasadori i BE në vendin tonë, Ettore Sequi priti sot në një takim deputetet gra, të cilave iu uroi festën duke i konsideruar si ‘modeli i grave të suksesshme’. 
“Ju kam ftuar sepse ju jeni modeli i grave të suksesshme. Keni kaluar vështirësi të shumta për të treguar se keni vlera. Keni kaluar dhe prova të tilla, si diskriminimi. Keni kaluar vështirësi të shumta për të treguar se keni vlera. Por Fitoret tuaja do të jenë të plota kur të mos jenë vetëm tuajat. Kujtoj gjëra si dhuna në familje apo gra që janë të privuara nga shumë gjëra në jetë. Beteja juaj është e madhe, sepse ju jeni zëri i grave që nuk dëgjohet”, tha Sequi. 
Ambasadori i BE kutjoi se të drejtat e grave tashmë janë dhe një nga prioritetet kyce në BE, madje një nga 12 kriteret që duhet të plotësojë Shqipëria