TIRANË, 15 mars 2013– Ambasadori i BE-së Etore Sequi ka marrë pjesë sot në një takim me studentët e Inxhinierisë Informatike.
Përpara studentëve, Sequi ka thënë se, teknologjia është një forcë e madhe për ndryshimin e botës.
“Ata që kanë ide të reja janë të rinjtë 30 vjeçar. Por sot në BE7.5% e të rinjve janë të papunë. Nuk po bëjmë sa duhet për punësimin e të rinjve”, tha ambasadori.
Ndër të tjera, kreu i diplomacisë së BE-së deklaroi se në Shqipëri do të investohet në fushën e inovacionit.
“Ju duhet të jeni kurajozë”, iu tha ambasadori studentëve të IT.