23 shtator 2013- Ambasadori i BE në vendit tonë Ettore Sequi ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me zv/kryeministrin Niko Peleshi. Gjatë takimi Sequi ka vlerësuar vizionin e qeverisë “Rama’, në lidhje me përmbushjen e detyrimeve për anëtarësim e vendit në familjen e madhe evropiane si dhe vijimin e investimeve të huaja në vend, si dhe shprehu mbështetjen e BE për të gjitha hapat që qeveria e re duhet të hedhë në funksion të realizmit të këtij qëllimi.
“Me zv/kryeministrin, patëm takim të dobishëm të frytshëm dhe të ngrohte, diskutuam se çfarë do vijë më pas. Ai u tregua i sjellshëm se më tregoi për vizionin e tij dhe të qeverisë për atë se si do vijnë punët më pas dhe si do vijojnë investimet. Vizioni është një vizion evropian dhe tepër ambicioz dhe shumë modern. Ne qendër të tij është transformimi i i thellë që ofron integrimi në BE. Ne diskutuam dhe reformat që duhen ndjekur më pas. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë të këtij vizioni dhe mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe për zotin zv/kryeministër për te ecur para në këtë drejtim”, u shpreh ambasadori Sequi.
Nga ana e tij zv/kryeministri Peleshi u shpreh se për qeverinë e re, integrimi i vendit është një sfidë. “Kam shprehur qëndrimin se për ne kushtet e anëtarësimit në procesin integrues nuk konsiderohen si kushte, por si sfidë.





