TIRANE, 10 prill 2013– Investitorët e huaj kanë prezantuar sot një raport për biznesin shqiptar të quajtur “Prezantimi i rekomandimeve të klimës së biznesit nga investitorët e huaj në Shqipëri (FIAA)”.
Në konferencën e mbajtur me këtë rast ishin të pranishëm ambasadori i BE-së, presidenti i BERZH, Drejtore e AIDA, Tiranë si dhe përfaqësues të ekonomisë së subjekteve politike në vend.
Ambasadori Ettore Sequi inkurajoi biznesin për të vazhduar me rolin e tyre transformues.
“Në 2012 kisha besim se së bashku do kishim stabilitet dhe do kishte më shumë vende pune. Inkurajoj biznesin që të luajë rol dhe të ketë dëshirë për të transformuar. Do doja të thoja se do përfitojmë nga libri i bardhë dhe përgatitjet për progres raportin”, tha ai.
Ndër të tjera ai tha se, “Ne besojmë që roli i shoqatës suaj ka një rol jetik, të sigurojmë që të kemi një klimë më të mirë biznesi për të cilën kemi nevojë”, tha Sequi.





