TIRANË– Gjatë takimit të pestë të Komitetit Drejtues të Palëve të Interesit, të projekti të financuar nga Bashkimi Evropian në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë EURALIUS, ambasadori i BE-së Ettore Sequi ka apeluar të vazhdohet reforma në sistemin e drejtësisë.
Sipas tij Shqipëria ka nevojë për një gjyqësor të pavarur dhe të përgjegjshëm. “Nëse Shqipëria do të jetë anëtare e BE ky parim është padiskutueshëm, pavarësia dhe përgjegjshmëria e sistemit gjyqësor”, tha ai.
Ambasadori i BE-së shtoi ndër të tjera se reforma në drejtësi duhet të vazhdojë pavarësisht, fushatës elektorale.
“Pavarësisht fushatës elektoroale nuk duhet të ndalojë reforma gjyqësore. Ne mbështesim nëpërmjet EURALIS. Përforëcimi i shtetit ligjor, është në themel të BE. Jemi duke pritur finalizimin e këtyre reformave” tha ai.
Sipas Sequit, Reforma për KLD është çelësi për të përmirësuar sistemin gjyqësor, ndërsa shtoi se edhe ligji mbi gjykatën kushtetuese ka nevojë të amendohet, me qëllim që të mos pengohet dhënia e drjetësië.
Ambasadori deklaroi se reforma në drejtësi të përfundojë duhet bashkëpunim konstruktiv mes forcave politike.
Sequi ka thënë se “Shqipëria ka luajtur një rol konsruktiv në rajon, gjithnjë ka adoptuar një politikë të fqinjësisë së mirë, dhe nga ana tjetër ky rol konstruktiv është pjesë e obligimeve të saj në rrugën evropiane. E ajo që është e rëndësishme për të ardhmen është roli pozitiv dhe konstruktiv në rajon dhe vazhdimi i aplikimit të politkës së fqinjësisë së mirë”, tha ai.
Kryediplomati është shprehur se BE kërkon nga Shqipëria që politika me anë të deklaratave të saj nacionaliste të mos shkojë në kundërshtim me praktikat që garantojnë fqinjësinë e mirë. BE nuk do të shikojë ndryshim kufijsh, tha ai.
“Ambasadori i SHBA-ve Aleksandër Arvizu bëri disa komente në lidhje me nacionalizimin pak ditë më parë. Jam plotësisht dakord me këto komente. Do doja të ndaja me ju atë që BE mendon për këtë cështje. BE mendon se cështja e integritetit kombëtar nuk është cështje, ne nuk duam të shikojmë ndryshim kufijsh”, tha ai
Ndër të tjera Sequi bëri të ditur, konkluzionet e takimit të Këshillit Evropian për Shqipërinë. Ky tha ai është pozicioni i përbashkët i 27 vendeve.
“Këshilli mirëpret rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe i bën thirrje të shmangë deklaratat të cilat janë në kundërshtim me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Komenti im është pozicioni i 27 vendeve anëtare”, nënvizoi ambasadori.