TIRANE ,10 shtator 2013 – Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi e konsideron një shenjë të mirë për bashkëpunimin mazhorancë-opozitë, faktin që Ilir Meta u zgjodh në postin e kreut të parlamentit edhe me votat e një grupi të deputetëve të opozitës.
Në një prononcim për mediat në përfundim të seancës së Kuvendit, ambasadori Sequi shprehu bindjen se zoti Meta do ta udhëheqë kuvendin në mënyrën më të mirë.
“Dëshiroj t’i jap urimet e mia më të mira zotit Meta për zgjedhjen e tij si kryetar i kuvendit dhe nuk kam dyshim se ai do ta udhëheqë kuvendin në mënyrën më të mirë. Gjatë fjalimit të zotit Meta, ai tha disa fjalë të rëndësishme, të cilat i mbajta shënim. Ai tha se integrimi i Shqipërisë në BE ecën në mënyrë paralele me integrimin mes mazhorancës dhe opozitës. Në fakt edhe unë thashë dje që shpresojmë që në parlamentin e ri të shikojmë më pak konfliktualitet dhe më shumë zgjidhje. Ai përdori fjalët reforma, transparencë, sipërmarrje të përbashkët, gjithëpërfshirje, zbatueshmërine e ligjeve.”- deklaroi ambasadori Sequi.
Sequi uron Metën: Shifrat që dolën, shenjë e mirë për bashkëpunimin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Do dëshmonte rreth UFO-ve para Kongresit amerikan, gjendet i vdekur ish anëtari i Forcave ajrore të SHBA-së
Horoskopi ditor, 27 prill 2026
Skena të çmendura në Turqi, tifozët futen në ring dhe rrahin boksierin rus
Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet, pasojat në politikën amerikane





