Shkarkohet Drejtori Policisë Berat Edmond Targaj dhe emërohet Kastriot Skënderi.

Më herët Skenderi ka mbajtur postin e drejtorit të policisë Tiranë.

Më 16 nëntor u mësua se Agjencia e Mbikqyrjes Policore mori në pyetje drejtorin e policisë Berat Edmond Targaj, por edhe punonjës të kësaj drejtorie pas zbulimit të serës me kanabis. 

Sera u zbulua më 10 nëntor 2022 në fshatin Rërëz, të Dimalit ndërsa në të u gjetën rreth 95 gra, punëtore në këtë serë.

Krahas prokurorisë që arrestoi 11 personat e dyshuar si organizatorë të përpunimit të kanabisit, drejtoria e standarteve profesionale nisi hetimet me dyshimin se policia lokale ka pasur informacion por nuk ka vepruar.

Edhe gjatë arrestimeve dhe sekuestrimit të drogës policia lokale u shmang nga aksioni që u krye nga efektivë të Tiranës.