Mirlind Daku vulosi fitoren e Shqipërisë ndaj Polonisë në minutën e 62-të kur shënoi golin e dytë.
Ai menjëherë hoqi fanellën për të festuar teksa vëmendjen e mori tatuazhi i tij në shpatull.
Daku ka gdhendur në trup fjalën “Katana 138”, nofka e komandantit legjendar të UÇK-së Agim Ramadani si dhe piramidën e rrëzuar të kufirit shqiptaro-shqiptar.
Ndërkohë serbët janë çmendur pas festimit të sulmuesit dhe që mbi të gjitha ka një tatuazh të tillë.
Ata e kanë cilësuar sikur tatuazhi i është kushtuar një terroristi dhe se UEFA duhet të reagojë për këtë skandal.





