PRISHTINË- Rreth 20 serbë të veriut kanë bllokuar të premten në mëngjes magjistralen Mitrovicë-Leposaviç tek kryqi në fshatin Rudare të Zveqanit, duke kërkuar në këtë mënyrë lirimin e Slavoljub Jovicit dhe mbrojtjen e tij në liri.
Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar ngjarjen për Kosovapress.
Slavoljub Jovic është arrestuar më 31 tetor të këtij viti me dyshimin për tentim vrasje të një ushtari të KFOR-it gjatë trazirave të qershorit në veri, ndërsa po mbahet në burgun e Kralevës.