Beograd, 22 Tetor 2014 – Krerët e Beshiktashit janë bllokuar në aeroportin e Beogradit, Nikola Tesla, duke udhëtuar për ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit.

Në fakt situatat që janë vërejtura së fundmi në Aeroportin e Beogradit i ngjajnë pak a shumë problemeve që prodhoi sfida e kombëtareve Serbi-Shqipëri pak ditë më parë, transmeton gazetatema. 

Presidenti i klubit te Beshiktashit, Fikret Orman pas mbërritjes me avion privat është bllokuar për 1 orë në aeroportin e Beogradit pa marrë asnjë shpjegim nga autoritetet serbe e në mënyre të veçantë nga policia.

Është dashur ndërhyrja e Ambasadës Turke në Beograd që bosi i klubit turk të merrte OK për t’u futur në kryeqytetin serb.

/gazeta ekspress/