11 maj 2015 – Tifozët serbë vazhdojnë me thirrjet e tyre raciste dhe fyese ndaj shqiptarëve. E radhës vjen nga ndeshja e djeshme Cukaricki-Crvena Zvezda, ku tifozët e këtyre të fundit, gjatë 20 minutave të para të ndeshjes, kanë brohoritur në kor duke fyer shqiptarët.
"Therini, therini, shqiptarët, vritini, vritini, shqiptarët", u dëgjuan thirrjet e grupit famëkeq serb të tifozëve.
Pas këtyre thirrjeve, ndeshja u ndal për 10 minuta nga gjyqtari i ndeshjes, Dejan Filipoviç, i cili u kërkoi tifozëve që të ndalin koret raciste.
Por, ata nuk vunë mend. Vazhduan të këndojnë, ndërsa gjyqtari i miratoi këto thirrje fyese dhe nënçmuese kundër shqiptarëve, duke mos ndalur më ndeshjen, të cilën e fitoi Cukaricki me rezultat prej 2-0.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/