Në Serbi, transformimi i FSK-së në ushtri po interpretohet në mënyra të ndryshme.
Sipas disa analistëve të Beogradit, ushtria e Kosovës përbën një kërcënim për serbët e veriut.
Eksperti i çështjeve të konflikteve ndërkombëtare, Dragan Simeunoviq thotë se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri është një proces i pamundur të ndalohet, ngase siç thotë ai, e njëjta i përshtatet edhe interesave të disa fuqive botërore, përfshirë edhe SHBA-të.
“Megjithatë, shqiptarët mund ta përdorin atë, sidomos para hyrjes në NATO, për pushtimin e veriut”,-thotë Simeunoviq.
Ndërkaq, Igor Simiç nga Lista Serbe thotë se veprime të tilla të Prishtinës janë të pamundura.
Sipas Simiç, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndalojë formimin e ushtrisë së Kosovës.
“Ne në Prishtinë besojmë se të tilla veprime janë të pamundura, sepse të njëjtat do ta rrezikonin paqen. Kjo është pse komuniteti ndërkombëtar duhet të parandalojë formimin e Ushtrisë dhe të ndalojë akte të mundshme të dhunës”,thotë Simiç për gazetën “Kurir”.
Kujtojmë se me miratimin e tri projektligjeve për FSK-në në Kuvend, i është hapur rrugë transformimit të kësaj force në ushtri.